Gjermania i ofron ndihmë Polonisë për refugjatët nga Ukraina
Gjermania do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për vendet në Evropën Lindore, veçanërisht për Poloninë e cila po përballet me numër të madh të refugjatëve pas konfliktit në Ukrainë, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.
“Ne do të ofrojmë mbështetje masive për vendet e prekura, sidomos për fqinjën, Poloninë, për shkak të numrit të madh të refugjatëve”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se autoritetet e sigurisë kanë marrë masa kundër sulmeve kibernetike.
Rruga Press

