Gjermania i kërkon Serbisë që menjëherë të reduktojë trupat ushtarake pranë kufirit me Kosovën
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka reaguar pas pozicionimit të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.
Gjermania ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës.
“Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, ka thënë MPJ e Gjermanisë.
Further escalation between #Serbia & #Kosovo must be avoided. It is important that Serbia reduces its troops at the border to Kosovo without delay. Together with our partners, we are in direct contact with the parties involved. The political process needs to continue urgently.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) September 30, 2023
Të premten, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.
Ndërsa, sot edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.
Rruga Press