Bota

Gjermania firmos sot vendimin e rëndësishëm për emigrantët

Kabineti qeveritar gjerman vendos sot për ligjin e “shansit për të drejtë qëndrimi”.

Të mërkurën (06.07) qeveria gjermane vendos për paketën e parë të reformës së migracionit.

Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi “shans për të drejtë qëndrimi”.

Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi. Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) – do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani.

Lexo më shumë  “Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë”: Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trumpin

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi.

Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë. Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar./dw/

Lexo më shumë  Kandidatit pro-Putin në Rumani i ndalohet kandidimi në Zgjedhjet Presidenciale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *