Bota

Gjermania do t’i rrisë pensionet për 21 milionë të moshuar

Pensionistëve gjermanë do t’u rriten pensionet këtë vit, si rezultat i rritjes në masë të madhe të inflacionit, ka bërë të ditur të martën qeveria gjermane, raporton Associated Press.

Ministria gjermane e Punës ka deklaruar se pensionet do të rriten për 5.35% në ish-Gjermaninë Perëndimore nga 1 korriku, ndërkaq për 6.12% në ish-Gjermaninë Lindore. Vitin e kaluar nuk ka pasur rritje në Perëndim, ndërkaq në Lindje është shënuar një rritje prej 0.72%, për shkak të goditjes së ekonomisë nga pandemia me COVID-19.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Për shkak se ne arritëm ta mbajmë tregun e punës të qëndrueshëm në krizën me koronavirus, financimi i sistemit të pensioneve është në gjendje të mirë dhe rritja e madhe është e mundur”, ka thënë ministri i Punës, Hubertus Heil.

Ai ka shtuar se 21 milionë pensionistë gjermanë, të cilët e kanë mbajtur Gjermaninë në këmbë duke punuar gjatë gjithë jetës së tyre, do të përfitojnë nga ky vendim.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rritja e pensioneve gjermane është e lidhur kryesisht me zhvillimet e pagave. Inflacioni e ka shtuar presionin për rritje të pagave – ai qëndroi në 5.1% në Gjermani në shkurt, përpara se ndikimi ekonomik i pushtimit rus të Ukrainës të fillonte të ndihej seriozisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *