BotaKryesore

Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Udhëheqësit ushtarakë të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar europianët të armatosen për një sulm të mundshëm rus. Mediat shkruajnë se zyrtarët më të lartë nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar paralajmëruan se vendet evropiane duhet të përballen me të vërtetat e pakëndshme për sigurinë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje të vështira në lidhje me shpenzimet.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian

“Grumbullimi ushtarak i Moskës, i kombinuar me gatishmërinë e saj për të bërë luftë në kontinentin tonë, siç dëshmohet në mënyrë të dhimbshme në Ukrainë, përfaqëson një rrezik në rritje që kërkon vëmendjen tonë kolektive”, tha shefi i mbrojtjes i Gjermanisë, gjenerali Carsten Breuer dhe shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Marshalli Ajror Sir Richard Knighton.

Gjatë dekadës së fundit, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilave Mbretëria e Bashkuar nuk është anëtare kanë dyfishuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes, por nevojiten më shumë shpenzime, argumentuan shefat e mbrojtjes.

Lexo më shumë  Drejt fundit gjyqi në Hagë: Debatet për përgjegjësitë, dënimet dhe keqpërdorimin e emrit të Adem Jasharit

“Është e qartë se kërcënimet me të cilat përballemi kërkojnë një ndryshim në mbrojtjen dhe sigurinë tonë. Riarmatimi nuk është luftënxitës, është veprimi i përgjegjshëm i kombeve të vendosura për të mbrojtur popullin e tyre dhe për të ruajtur paqen”, thanë ata.

YouTube player