Bota

Gjermania dërgon 2700 raketa kundërajrore në Ukrainë

Ministria gjermane e Financave ka miratuar vendosjen e 2700 raketave kundërajrore në ushtrinë ukrainase, pas pushtimit rus.

Bëhet fjalë për raketat Strela të prodhimit sovjetik. Qeveria e kancelarit Olaf Soltz tani ka vendosur të ndryshojë politikën e embargos së armëve të Berlinit, e cila ka qenë në fuqi prej vitesh, për të lejuar dërgesat direkte të armëve në Ukrainë pas pushtimit ushtarak rus.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ministria Gjermane e Mbrojtjes është duke studiuar ditët e fundit se me çfarë lloj armësh të tjera mund të furnizojnë Kievin në të ardhmen e afërt.

Për vite me radhë qeveria gjermane refuzoi të miratonte eksportet e armëve në zonat e luftës ose të lejonte palët e treta që t’u dërgonin atyre armë të prodhimit gjerman.

Në të njëjtën kohë, Spanja do të dërgojë një ngarkesë armësh dhe municionesh sulmuese në Ukrainë nesër, të premten, duke përfshirë raketahedhës dhe armë automatike, tha ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *