Bota

Gjermani: Rriten infektimet, kërkohet reduktimi i kontakteve

Në Gjermani po rriten ndjeshëm shifrat e të infektuarve me Corona, gjë që po ndjehet edhe në pavionët e trajtimit intensiv. Instituti Robert Koch rekomandon me urgjencë: vaksinohuni, testohuni dhe reduktoni kontaktet.

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve në Gjermani, Instituti Robert koch ka paralajmëruar nga rreziku i lartë i infektimit. “Për shkak të treguesit aktual të infektimeve në shtatë ditë, ekziston një probabilitet më i madh i kontakteve infektuese”, thuhet në raportin e fundit të Institutit të njohur, RKI. Prandaj ai “rekomandon me urgjencë” që njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kujdesen që të kenë mbrojtjen e plotë. Me këtë nënkuptohet edhe dhënia e vaksinës së dytë. Në raportin javor të RKI theksohet, se tendenca e rritjes s infektimeve vërehet në të gjitha grupmoshat. Rritje e ndjeshme u vu re tek të moshuarit, sidomos tek njerëzit mbi moshën 90 vjeç, ku javën e fundit rritja e treguesit të infektimeve nga 63 në 108.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi
Coronavirus Deutschland | Krankenpflege

RKI rekomandon që të reduktohen kontaktet e panevojshme dhe të respektohen rregullat për mbrojtjen nga infektimi. Sipas RKI, numri i të vaksinuarve është rritur shumë pak në javët e shkuara. Duke u bazuar në llogaritjet e veta, RKI konstaton, se ka një “efekt të dukshëm” të vaksinimeve kundër Coronës në pengimin e sëmundjes të Covid-19 dhe shtrimet në spitale.

Rreziku i mbingarkesës së spitaleve

Nëse kjo tendencë e rritjes së infektimeve vazhdon, ka shqetësim për mbingarkesën në klinika. Kryetari i Shoqërisë së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, u shpreh, se brenda një jave janë shtruar më shumë pacientë me Corona në spitale. “Nëse kjo tendencë vazhdon, kemi për dy javë sërish 3000 pacientë në pavionët e trajtimit intensiv”, tha ai për “Rrjetin redaksional Gjermania”. Me këtë shifër klinikat mund të punojnë, por jo pa pasur efekte në punën e përditshme të mjekësisë në spitale.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë
Deutschland Coronavirus - Intensivstation

Edhe presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Intensivit, Gernot Marx shprehet për “Rrjetin redaksional Gjermania”, dhe thekson, se vërtet aktualisht të gjithë pacientët po trajtohen plotësisht, por “për këtë diku refuzohen operacione të tjera apo tërhiqet personeli i infermierisë nga pavionë të tjerë.” Ministri i Shëndetësisë së landit Badeny-Vyrtemberg, Manfred Luscha tha së fundmi se të pavaksinuarit  janë përgjegjës për “80% të infektimeve dhe me këtë natyrisht edhe për gjendjen e tensionuar në pavionët e trajtimit intensiv.”/dw/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *