Bota

​Gjermanët kthehen nga pushimet të infektuar – në cilat vende është rreziku më i madh?

Instituti Robert Koch ka publikuar raportin e tij të rregullt javor mbi gjendjen e pandemisë në Gjermani, i cili analizon, ndër të tjera, sa gjermanë u infektuan me koronavirus gjatë pushimeve të tyre jashtë vendit.

“Infeksionet me COVID-19, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimeve ose gjatë pushimeve, luajnë një rol në rritje në shkallën aktuale të infeksioneve në Gjermani,” thonë nga Instituti.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Nga 28 qershori deri më 25 korrik, u raportuan 3.662 raste të personave të sapo infektuar, dhe supozohet se pacientët ishin të ekspozuar ndaj koronavirusit jashtë vendit.

Sipas të dhënave të këtij instituti, shumica e banorëve të Gjermanisë janë infektuar me koronavirus në periudhën e kaluar në Spanjë (1.247 persona).

Turqia është në vendin e dytë (249), ndërsa Holanda në vendin e tretë (203). Kroacia është e katërta (197), dhe Greqia e pesta (180 të infektuar).

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Nga vendi i gjashtë në vendin e dhjetë janë Rusia, Franca, Italia, Austria dhe Danimarka.

Sigurisht, shumica e gjermanëve janë ende të infektuar me koronavirus brenda Gjermanisë (81 për qind e infeksioneve të reja).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *