Bota

“Gjërat mund të shkojnë më keq”, shefi i NATO-s paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të përhapet në Evropë

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, paralajmëroi sot se luftimet në Ukrainë mund të dalin jashtë kontrollit dhe të shndërrohen në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. “Nëse gjërat shkojnë keq, ato mund të shkojnë tmerrësisht më keq.”, u shpreh Stoltenberg, raporton Sky News.

“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të përhapet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë për këtë çdo ditë për ta shmangur atë.” Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin më shumë vende në Evropë.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Kujtojmë që Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke ndihmuar inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *