KryesoreLajme

Gjenerallejtënant Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) Gjenerallejtënant ,Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, i cili ishte i shoqëruar nga Rreshter Majori i Gardës Kombëtare të IOWA-s Matthew T. Strasser.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave

Gjatë takimit, diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve. Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.

Në anën tjetër RRMK Abernethy vlerësoi lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së. Duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.

Lexo më shumë  Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

Në fund KOMFSK falënderoi RRMK Abernethyn për mbështetjen e vazhdueshme, me këtë rast e dekoroi me medaljen “Shërbim Vetëmohues”.

Rruga Press

YouTube player