Bota

Gjendje e rëndë nga tërmeti, qytetari turk: Kam humbur 120 njerëz të familjes time

Një turk i cili jeton në Edinburgh, Skoci, ka thënë se ka humbur më shumë se 120 anëtarë të familjes nga tërmeti i së hënës në Turqi.

Sahin Firat është president i Dhomës së Tregtisë Turko-Skoceze dhe po koordinon donacionet që shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

“Vetëm nga familja ime kam humbur më shumë se 120 njerëz – kushërinjtë, teze, halla, xhaxhallarë, dajallarë, nipa… dhe të tjerë nga fshati im, fqinjë”, i ka thënë ai BBC-së.

Lexo më shumë  Starmer: Putini do të ulet në tavolinën e negociatave herët a vonë

“Ata kanë qenë në Adiyaman, në qendër. Është keq gjithkund në Turqi. Kam marrë lajme nga vëllai im dhe të tjerët në qytet. Ne po shohim vetëm 20% të asaj çfarë në të vërtetë është”.

Ai ka thënë se të gjithë në zonat e prekura po qëndrojnë në rrugë.

“Çdo ditë është keq e më keq. Është situatë emergjente, si luftë. Deri sot kemi mbledhur rroba, ushqim, gjësende pastrimi. Por tani, atyre u duhen para për t’i mbështetur, sepse nuk kanë më shtëpi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  OKB: Irani po përdor dronë dhe aplikacione për t’i kapur gratë pa hixhabe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *