KryesoreLajme

Gjenden kamera të kamufluara në veri, dyshohet se u përdoren nga institucionet serbe

Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovarë për Inteligjencë (AKI) i kanë identifikuar dy lokacione në veri ku ishin vendosur kamera vëzhguese të kamufluara, ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka njoftuar se për këtë janë identifikuar dy persona dhe do të intervistohen.

Lexo më shumë  Hapet thirrja për grante për ndërmarrjet e vogla e të mesme

Elshani tha se kamerat ishin vendosur për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.

“Më datë 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës  ndërkombëtare në veri te vendit”, ka thënë Elshani, duke shtuar se dyshohet se ishin shfrytëzuar në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave
YouTube player