Bota

Gjenden 70 trupa të vdekur nën një ndërtesë në Mariupol

Rreth 70 trupa janë zbuluar nën rrënojat e një ish-ndërtese industriale në qytetin e pushtuar nga Rusia të Mariupolit, thotë një ndihmës i kryebashkiakut të qytetit, shkruan BBC-ja.

Trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv, shkroi Petro Andryushchenko në Telegram.

Ai shtoi se ata ishin njerëz që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pasi ajo u godit nga granatimet.

Lexo më shumë  Vazhdon kapja e mediave nga Vuçiqi, Stojkoviq: Edhe N1 Serbia po transformohet në shërbim të pushtetit

“Asnjë identifikim nuk u krye, por vendasit thonë se në thelb nuk kishte asgjë për të identifikuar duke pasur parasysh gjendjen e trupave”, ka thënë Andryushchenko.

Andryushchenko dhe zyrtarë të tjerë lokalë nuk janë më në qytet dhe po postojnë përditësime nga një vendndodhje në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Hetimi për mashtrim ndaj Mogherinit/ Zv. Presidentja e KE-së, Mînzatu: Janë para të taksapaguesve, besimi në BE duhet të mbrohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *