KryesoreLajme

Gjatë vitit 2021 në Shqipëri hynë 179 mln euro nga kompani offshore

17% e investimeve të huaja që kanë ardhur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar, rezultojnë nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2021 janë deklaruar 179 milion euro para të investuara nga zona që ruajnë konfidencialitetin e pronarëve.

Në total, investimet nga jashtë rezultuan 1 miliard e 31 milion euro. Flukset më të larta të parave që hynë nga zonat offshore rezultojnë në pjesën e dytë të vitit.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, 50 milionë euro kredi nga BERZH-i

Këto kompani rritën investimet me 60% më shumë se në vitin 2020.

Në Shqipëri, janë shtuar sërish paratë që vijnë nga Qipro. 201 milionë euro është vlera totale e parave të futura në vend, nga të cilat 17 milion euro vetëm vitin që lamë pas.

Investimet nga Panamaja kanë ndaluar, ndërsa firma të regjistruara në ishujt Virgin dhe Kajman kanë tërhequr para nga Shqipëria drejt shteteve të tyre.

Lexo më shumë  Nis zbatimi i skemës së zhvatjes: Rriten me 30 % çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *