Gjasula: Fokusi te Polonia, më pas sfidat e tjera. Të kapim sa më shumë pikë
Klaus Gjasula doli në konferencën për shtyp nga Varshava. Mesfushori ka lënë pas problemet fizike dhe këtë vit po luan te Darmstadt ku e pranoi se u transferua aty që të kishte mundësi për të luajtur rregullisht me kombëtaren.
“Është krenari të luash për kombëtaren. U transferova te Darmstadt që të kisha minuta e të vija në kombëtare sepse është shumë e rëndësishme për çdo lojtar. Në ndeshjet e fundit kemi treguar që po rritemi bashkë dhe më e rëndësishme është kur fitojmë ndeshjet pasi fitoret të japin besim dhe rritesh më shpejt. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe kemi harmoni mes nesh. Kemi lojtarë të mirë. të gjithë kanë cilësitë e tyre dhe kemi bërë paraqitje të mira. Mesfusha pika e dobët? Ndeshja nuk humbet në mesfushë, në mbrojtje apo në sulm. Duhet të luajmë bashkë e të japim më të mirën. Polonia është ekip me shumë eksperiencë dhe me kualitet dhe do të jetë jë ndeshje e rëndësishme, kemi respekt për ta por frikë asnjëherë”.
Rruga Press