KryesoreLajme

Gjashtë ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve në Marinzë

Gjendja e grevistëve në Marinzë po përkeqësohet në ditën e gjashtë të grevës së urisë, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kompania “Bankers Petroleum”, institucionet shteterore apo deputetët e zonës.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, puset e naftës, për shkak të mungesës së punonjësve po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por kjo nuk e zgjidh situatën.

Lexo më shumë  Kurti: Fushata bombarduese e NATO-s ndaloi gjenocidin e spastrimin etnik

Ndërkohë, grevistët Eduart Selami dhe Bledar Dano, të cilët mbrëmë patën shqetësime shëndetësore theksojnë se mbeten të vendosur të qëndrojnë në grevë derisa të plotesohet kërkesa për rritjen e pagave.

YouTube player