Giroud dhe Milani ‘ndezin’ edhe më shumë derbin – francezi shënon dy herë për tre minuta
Milani ka arritur të rikthejë gjithçka në favor në ndeshjen ndaj Interit, duke kaluar në epërsi prej 2-1.
Pjesa e parë u mbyll në të mirë të Interit që shënuan me anë të Ivan Perisic.
Kur po zhvillohej minuta e 75-të, Milani arriti të kthehej në lojë duke barazuar pas një kundërsulmi, me anë të Olivier Giroud.
Vetëm pas tre minutash i njëjti lojtar arriti të shënojë, duke e dërguar Milanin në epërsi.
Goli i dytë ishte i bukur, me një rikthim të sulmuesit francez në zonë i cili gjuan bukur dhe shënon për 2-1.
Kanë mbetur edhe më pak se 5 minuta deri në mbylljen e ndeshjes.