KryesoreLajme

Gëzuar urën e re, Mitrovicë! Hapet ura e re mbi Ibër

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të martën se është hapur njëra prej dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e që Qeveria nisi t’i ndërtojë së fundmi.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re!” ka shkruar ai në Facebook.

Për hapjen e urës njoftoi edhe zëvendësministri në detyrë, Hysen Durmishi, që publikoi një video duke e kaluar.

Lexo më shumë  PAMJE TE RËNDA/ Federalët amerikanë vrasin një grua që nuk ndali makinën

Ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër, njëra për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, e tjetra vetëm për kalimin e këmbësorëve, është bërë pas një memorandumi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe dy komunave, asaj të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

Vlera totale për ndërtimin e tyre është rreth 3 milionë euro.

Njëra nga urat e reja do të ketë gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, me trotuare nga 1.5 metra, ndërsa tjetra do të jetë 41 metra e gjatë dhe 3.7 metra e gjerë.

Lexo më shumë  Në Shqipëri misri “HELMUES” nga Serbia/ AKU dështoi të mbrojë qytetarët nga ushqimi i kontaminuar! Gati 25 tonë ushqim i kontaminuar u shit në ferma blegtorale

Me këto dy ura të reja, numri i përgjithshëm i urave mbi lumin Ibër në Kosovë do të shkojë në 37. Ky lum ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare, dhe veri me shumicë serbe.

Rruga Press

YouTube player