Lajme

Gërvalla zhvillon bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e Jordanisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Hsafadi.

Gërvalla në një postim në rrjetin social “Twitter”, njoftoi se me ministrin Hsafadi, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Evropë dhe në rajon.

Lexo më shumë  Raporti i Bankës Botërore: Punësimi në Shqipëri s’bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

Ajo gjithashtu ka theksuar se të dyja palët u dakorduan që të forcojnë dhe përmirësojnë më tej bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Sot pata një bashkëbisedim shumë të përzemërt me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Hsafadi. Diskutuam për zhvillimet aktuale në rajon dhe Evropë dhe ramë dakord të forcojmë dhe përmirësojmë më tej bashkëpunimin midis dy shteteve”, ka shkruar ministrja Gërvalla.

Lexo më shumë  “Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për diplomacinë dhe lidershipin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *