KryesoreLajme

Gërvalla takon Stierin, fokus anëtarësimi në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar të enjten me deputetin kroat, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Davor Ivo Stier.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja thuhet se në fokus të këtij takimi ishte finalizimi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Ajo ka shprehur mirënjohje për kontributin e delegacionit kroat në mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion. 

“Mbështetja e palëkundur e Stierit dhe delegacionit kroat ka qenë vendimtare në arritjen e një shumicë të jashtëzakonshme prej 82% të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo. 

Gërvalla gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e procesit të anëtarësimit Kosovës në KiE.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
YouTube player