KryesoreLajme

Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

Zëvendëskryeministrja në detyrë, njëherësh edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Vizita e Kallas në Kosovë zhvillohet në një moment që konsiderohet i rëndësishëm për vendin, i cili, sipas MPJD-së, “është më i përkushtuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, garantimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës së saj të qartë dhe të pandalshme drejt integrimit euroatlantik”.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Në komunikatën zyrtare të Ministrisë thuhet më tej se: “Republika e Kosovës është sot një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar dhe një partnere e besueshme në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.”

Vizita e Përfaqësueses së Lartë të BE-së pritet të përfshijë takime me përfaqësues të lartë institucionalë dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Lexo më shumë  SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm të luftës në Ukrainë
YouTube player