KryesoreLajme

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania, Ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë, Mahmoud Thabit Kombo, i cili po qëndron për herë të parë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Tanzanisë, duke vënë theksin në ndërtimin e partneriteteve që nxisin bashkëpunimin mes institucioneve, komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të vendeve tona.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet me të cilat ndajmë përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm, paqe dhe stabilitet, si dhe rrugë të reja për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime të frytshme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  The Geopost: “Vullnetarët” rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë