Gërvalla takohet me kongresmenin amerikan, mbështetës i madh i Kosovës
Ministrja Donika Gërvalla ka njoftuar se dje pati një takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres në Amerikë.
Ajo shkruan në Twitter se kanë folur për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan.
‘’Pata një takim të këndshëm me kongresmenin Ritchie Torres. Diskutuam për shumë tema, duke përfshirë rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Gjithashtu e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.’“, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se para dy ditësh, Gërvalla e përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së.
Rruga Press