KryesoreLajme

Gërvalla: Sot do të paraqesim qëndrimin e Kosovës për sigurinë në Evropë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e përbashkët të “Ministrave të Jashtëm të Danubit”, Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Nga Vjena, Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në takimin e së premtës do të paraqesë qëndrimet e Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, shkruan RTK.

Lexo më shumë  Opozita takon reporterin për Shqipërinë në PE: Mazhoranca në Kuvend po minon SPAK-un, mbrojnë edhe të korruptuarën Belinda Balluku

“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ministrja Gërvalla.

Lexo më shumë  Kancelari Merz: Evropa duhet të bëhet forcë dominuese për të pohuar veten në një rend botëror!

Rruga Press

YouTube player