KryesoreLajme

Gërvalla: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka fajësuar deputetët e partive opozitare për bllokadën në Kuvend.

Ajo tha se këta deputetë “që mendojnë se qytetarët e Kosovës s’e meritojnë këtë bllokadë që në seancën e ardhshme të votojnë për zhbllokim”.

“Situatë e papranueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme, por për të gjetur zgjidhje të menjëhershme kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës të cilët bllokojnë Kuvendin dhe duke bllokuar Kuvendin dhe bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të ushtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura. Të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet sepse beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë jo për një temë që është e vetëkuptueshme”.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Gërvalla sërish tentoi të paraqiste që ngecja në Kuvend s’po ndodh për “emrin e përveçëm” të Albulena Haxhiut, por për shkak se s’po votohet për komisionin.

“Është seanca e 10-të ku jemi duke votuar për procedura. Kemi 10 seanca ku s’është më emri i përveçëm, por votimi i fshehtë”.

“Një parlament që e bllokon vetveten natyrisht që lë shije të keqe edhe te miqtë tanë, por edhe te ata që na duan më së paku”.

Lexo më shumë  Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

Rruga Press

YouTube player