Kryesore

Gërvalla pritet në takim nga homologu austriak, Alexander Schallenberg

Në frymë tejet miqësore, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është pritur në takim nga Ministri për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin diskutuan rreth thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Tutje, Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Temë tjetër me rëndësi e diskutuar mes dy mistrave ishte edhe informimi në detaje rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si sulmi në Banjskë, sulmi ndaj KFOR-it dhe veprimeve tjera që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Gërvalla dhe Ministri Schallenberg biseduan edhe për integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, ndërkohë që Ministrja Gërvalla e falënderoi atë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player