KryesoreLajme

Gërvalla: Po përgatitemi për hapjen e Urës së Ibrit në një moment të përshtatshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një intervistë për “TRT World” në gjuhën angleze, foli për shumë tema, duke përfshirë edhe çështjen e Urës së Ibrit.

Gërvalla tha se ura nuk është hapur ende dhe theksoi se po bëhen përgatitjet.

Ajo vlerësoi se hapja e saj nuk ka asgjë të gabuar, duke e quajtur një nga simbolet e fundit të Millosheviqit në Kosovë.

Lexo më shumë  300 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë

Gërvalla u përgjigj gjithashtu në pyetjen se pse ura duhet të hapet tani, duke thënë se po bëhen disa përgatitje për ta hapur “në një kohë të përshtatshme”.

“Nuk po e hapim tani. Ne jemi duke u bërë gati për të hapur në një moment kur është e përshtatshme për qytetin, qytetarët dhe për vendin tonë. Pra derisa po përgatitemi, ne jemi duke i bërë të gjitha çështjet teknike që janë të nevojshme, sepse kjo urë nuk është përdorur për një kohë për automjete dhe ne jemi duke i bërë të gjithë hapat teknikë”, tha Gërvalla.

Lexo më shumë  Kurti nga Brukseli: Marrëveshja Bazë të mos shkelet, të zbatohet pa vonesa

Ministrja theksoi se po përgatiten takime me qytetarët në të dyja anët e qytetit për të siguruar që hapja e urës të jetë një ditë e lumtur për të gjithë.

Rruga Press

YouTube player