KryesoreLajme

Gërvalla për intervistimin i Faton Pecit: Inskenim i gërditshëm aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit më shembullor të këtij mandati

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar me tone të ashpra pas aksionit të sotëm të Prokurorisë Speciale dhe intervistimit të ministrit e Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e cilësoi ndërhyrjen si një “inskenim të gërditshëm” të udhëhequr nga prokurori Blerim Isufaj. Ajo e mbrojti fuqishëm ministrin Peci, të cilin e quajti ministrin më shembullor të këtij mandati.

Lexo më shumë  Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

Sipas saj, veprimi i Prokurorisë nuk është asgjë më shumë se një “hakmarrje e shëmtuar” ndaj angazhimit të ministrit Peci në luftën kundër korrupsionit.

“Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë,” shkroi Gërvalla në reagimin e saj.

Gërvalla ka thënë se kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë.

Theksojmë se Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Rruga Press

YouTube player