KryesoreLajme

Gërvalla niset për në Mynih, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është nisur për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Në njoftim thuhet se përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, Gërvalla do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Lexo më shumë  Ish-kryetari i Partisë Demokratike angazhon Stryk Global për të magjepsur Uashingtonin

“Konferenca e Mynihit, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  Ushtarët finlandezë kryejnë trajnim në Kampin Bondsteel
YouTube player