Lajme

Gërvalla nga Athina: Njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla është duke zhvilluar një takim pune ditën e sotme në Athinë.

Ajo është pritur atje nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin biseduan për format e bashkëpunimit dypalësh.

Ministrja Gërvalla shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të avancuar marrëdhëniet bilaterale me Republikën Helenike.

Po ashtu ajo shtoi se Kosova e vlerëson Greqinë si një shtet mik dhe partner dhe e çmon për konstruktivitetin në raport me agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Gërvalla: E ardhmja jonë energjetike ngërthen në vete energjinë tradicionale dhe të ripërtëritshme. Ne jemi në kontakt me miqtë tanë për opsionet për tranzicionin sfidues në këtë fushë. Ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me Greqinë për detajet dhe për vendimet tona në këtë drejtim.

Gërvalla po ashtu theksoi se njohja dhe respektimi i pavarësisë së Kosovës nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë, do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Gërvalla: Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet.

Rruga Press

YouTube player