KryesoreLajme

Gërvalla në KS të OKB-së shfaq fotografinë e Gjuriqit duke pirë kafe me kriminelin Radoiçiq

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë në Këshill të Sigurimit të OKB-së se “Milan Radoiçiq është vrasës” dhe se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, “ka pirë kafe me këtë kryekriminel”.

Ajo i ka akuzuar këta dy persona për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

“Gjuriqi dhe Radoiçiqi, vrasësit, ishin aleatë në shtypjen e qytetarëve serbë të ndershëm që dëshironin vetëm jetë normale. Gjuriqi ishte kryesori kur Radoiçiqi u angazhua në vrasjen e politikanit më të shquar serb, Oliver Ivanoviq, që u vra para derës së tij”- tha Gërvalla në sesionin e KS të OKB-së, që po mbahet në New York, më 30.10.2024.

Ndër të tjera, Gërvalla tha se Gjuriqi takohej me Radoiçiqin, së fundmi janë parë duke pirë kafe në Beograd.

“Të pirit kafe me një vrarsës brutal”- tha ajo duke shfaqur një fotografi fizike ku shihen këta dy persona bashkë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Gërvalla tha se sulmi i Serbisë më 24 shtator 2023, është planifikuar si invazion ushtarak dhe aneksim i një vendi paqësor, duke shtuar se ky ishte sulmi i parë i aleancës së Putinit ndaj një vendi me prezencë të NATO-s.

“Kjo është test për Perëndimin. Na duhet zmbrapsje e pastaj dialog. Kur ata në Serbi thonë dialog, nuk e kanë këtë në mendje, por e kanë në mendje shkatërrimin e Kosovës”- ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës.

Gërvalla tha se dora e zgjatur e Putinit, presidenti Aleksandër Vuçiq vazhdon të mbrojë terroristët që udhëhoqën sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Lideri i tyre, Milan Radoiçiq, një prej njerëzve më brutal e më të pasur në Serbi, jo i pasur duke trashëguar nga prindërit e tij, por me anë të krimit, është angazhuar në zhvatje e në vrasje të qytetarëve serbë të Kosovës”- tha Gërvalla në fjalën e saj.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kështu u shpreh ajo duke përmendur edhe rrezikun për luftë, gjë për të cilën tha se Putini ka shënjestër të ardhshëm Ballkanin Perëndimor, e Vuçiqi është dorë e zgjatur e tij.

Edhe shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se që nga sulmi në Banjskë vazhdon të bëjë thirrje për llogaridhënie të kryerësve të këtij akti përmes një hetimi të thellë e proces gjyqësor të plotë.

“Që nga incidenti i sigurisë në Bnajskë vazhdoj të bëj thirrje për një llogaridhënie me kohë të kryerësve përmes një hetimi të thellë, tërësor, e proces gjyqësor të plotë. Një akt i tillë i dhunës është i papranueshëm dhe nuk mund të përsëritet më. Në ketë drejtim theksojmë që seanca fillestare është mbajtur në tetor kundër tre të pandehurve nga totali prej 45 të akuzuarve në aktakuzë”- u shpreh ajo në KS të OKB-së.

YouTube player