Lajme

Gërvalla në Kanada: Kosova në NATO forcon paqen dhe sigurinë në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO forcon paqen dhe sigurinë në rajon. 

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kanada, ku u prit nga senatori Peter Boehm, kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin e Kanadasë, ata kanë biseduar rreth sigurisë dhe rëndësisë së anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë “si çelës për sigurinë e rajonit”.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

“Gërvalla theksoi se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike do të kontribuojë në forcimin e paqes dhe sigurisë, duke përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe duke ofruar një mbështetje të qëndrueshme ndaj sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja. 

Në takim thuhet se u diskutua edhe mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve mike.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

“Të dy palët shprehën dëshirën për të zgjeruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, duke krijuar kushte të favorshme për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, thuhet më tej në njoftim. 

Rruga Press

YouTube player