KryesoreLajme

Gërvalla: Lufta në Ukrainë mund të depërtojë në Ballkan

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të trimërojë Serbinë të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës, ka paralajmëruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një intervistë për “Jerusalem Post”.

Në vizitën treditëshe në Izrael, Gërvalla ka bërë thirrje që zyrtarët e këtij shteti të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të ndihmuar në qetësimin e situatës.

“Shtetet si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit”, ka thënë ajo. “Jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë zona tjetër e nxehtë”.

Në vizitën e parë të një zyrtari shtetëror të Kosovës që nga njohja, Gërvalla ka thënë se njohja nga Izraeli ka rëndësi të madhe.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Gërvalla ka thënë se Kosova i di vuajtjet e Ukrainës, tani kur nisi pushtimi rus. Ajo ka shtuar se Kosova ka treguar solidaritet me ukrainasit në mbrojtje të shtetit të tyre.

“S’kemi dilema se çfarë po dëshiron të arrijë në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin. Ju mund t’i shihni ngjashmëritë se si po vepron Rusia tash në Ukrainë dhe se vepron Serbia në rajonin tonë”, ka thënë Gërvalla.

Sipas saj, lufta ka dhënë mesazhin që “problemet me kufij dhe etni” janë në agjendë sërish.

“Në Ballkan të flitet për kufijtë dhe ndryshime kufijsh ka qenë gjithmonë çështje lufte”, ka shtuar ajo.

Duke treguar për lidhjet e fuqishme të Serbisë me Rusinë, Gërvalla ka thënë se Perëndimi, por edhe Izraeli, duhet të japin mesazhin se tani është koha që Serbia të vendosë e të mos ulet më në dy karrige.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Deri tash ka qenë e mundshme që Serbia të marrë paratë nga Bashkimi Evropian dhe me paratë e BE-së të blejë armatim rus, por kjo s’është më e mundshme. Qeveria e Serbisë duhet të ketë mesazhin e qartë se lufta në Ballkan s’është më opsion”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka shprehur shqetësimin se Serbia po bëhet satelit i Rusisë brenda Ballkanit. Ajo ka thënë se retorika e Serbisë kundër Kosovës dhe kërcënimet ushtarake janë shqetësimi tjetër i vazhdueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *