Lajme

Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media tha se pas konkretizimit të sotëm të zotimit të Kosovës presin nga Këshilli i Evropës që ta përmbushin pjesën e tyre dhe ta ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Zotimi ynë në letër drejtuar Këshillit të Evropës është serioz dhe i sinqertë. Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushje e zotimeve tona kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbush pjesën e vetë të detyrimit dhe ta ftoj Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës si vendit të cilit jo vetëm që ia vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur këto kushte.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player