KryesoreLajme

Gërvalla: Kërcënimet në Ballkan kërkojnë një përgjigje të unifikuar nga NATO, BE dhe SHBA-të

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin, njëherit ministrin e Jashtëm dhe Tregtisë të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Pas takimit, në një konferencë për media, Gërvalla u shpreh se vizita e tij është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë mes dy vendeve tona.

“Më të shënuar këtë ditë e bënë përurimi i ambasadës së re të Luksemburgut në Prishtinë, që është simbol i fortë i lidhjeve tona. Sot nënshkruhet edhe një memorandum bashkëpunimi që synon të nxisë investimet”, tha Gërvalla.

Lexo më shumë  Amandamenti V pika 1:

Ministrja e Jashtme përmendi deklaratën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku kishte theksuar rrezikun e madh që vjen nga një fqinj gjithnjë më agresiv i ynë dhe një Rusi gjithnjë më agresive që të dyja synojnë destabilizimin e Ballkanit.

“Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme ka publikuar një paralajmërim që thekson se nëse NATO, BE dhe SHBA nuk ndërmarrin hapa më të vendosur për t’ju përgjigjur këtyre kërcënimeve ekziston rreziku që të kthehet një konflikt në Ballkan”, ka theksuar ministrja e jashtme.

Lexo më shumë  Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të gruas së Veliajt, ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tiranës

Ajo ka shtuar ky është një paralajmërim serioz për të gjithë ne.

“Rusia me sjelljet e saja agresive jo vetëm që i mbështet por edhe i nxitë veprimet e Serbisë. Kjo ishte evidente edhe në sulmin e fundit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, që gabimisht interpretohet si incident i izoluar, e jo tendencë për okupim të territorit tonë”, tha Gërvalla.

YouTube player