Lajme

Gërvalla: Kërcënimet e Serbisë ndaj rajonit kërkojnë përgjigje të përbashkët

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka qenë pjesë e përpjekjeve të shumta për t’i realizuar interesat legjitime të Kosovës.

Ajo ka thënë se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të temave të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Sipas saj, Sllovenia është një avokate e rëndësishme e rajonit tonë si shtet-anëtar i BE-së.

Ajo ka shtuar se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

“Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”, ka thënë.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Ajo ka thënë se Serbia është aleati dhe përfaqësuesi më i afërt i Rusisë në rajon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *