KryesoreLajme

Gërvalla flet me kryeparlamentaren sllovene për bashkëpunimin në iniciativa paqeruajtëse

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të martën ka takuar  kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

“Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja e Republikës së Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, siguria në rajon dhe bashkëpunimi në iniciativa rajonale që për qëllim kanë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ishin temat në fokus të takimit mes Gërvalles dhe Zupaniçqin”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Lexo më shumë  Shpenzime të larta, por rrugë pa cilësi! Banka Botërore ‘godet’ Ballukun: Duhet të reformoni urgjentisht transportin

Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar MPJD-ja, Gërvalla e falënderoi Zupançiqin për mbështetjen që deputetët sllovenë i kanë dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përkatësisht mbështetjen në arritjen e 82% të votës pro anëtarësimit nga Asambleja Parlamentare e KiE.

Ministrja Gërvalla në takim me kryeparlamentaren sllovene paraqiti të arriturat e Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve.

Lexo më shumë  PPNEA: Vizita e Kushner dhe Ivanka Trumpit lidhet me ndërtimin e një qyteti të ri në Zonën e Mbrojtur Vjosë–Nartë

Mes të tjerash, Gërvalla dhe kryetarja Zupançiq riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve.

YouTube player