KryesoreLajme

Gërvalla falënderon ambasadorin Nissinen për përkrahjen e Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e ambasadorit Nissinen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme finlandeze për rrugën euroatlantike të vendit.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

“Finlanda ka qenë dhe mbetet një partnere e besueshme e Republikës së Kosovës, si dhe një mbështetëse e palëkundur e rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik,” u shpreh Gërvalla.

Në fund, Ministrja i uroi ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e tij të ardhshme dhe theksoi se ai do të mbetet gjithmonë një mik i Kosovës.

YouTube player