KryesoreLajme

Gërvalla: Belgjika, mbështetëse e Kosovës në rrugën euroatlantike

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot.

“Takimi me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, z. Maxime Prévot, ofroi mundësinë ideale për të theksuar miqësinë e sinqertë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës sonë. Diskutuam mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si drejtësia, arsimi, kultura dhe ekonomia, si dhe përkrahjen e Belgjikës në avancimin e mëtejshëm të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, shkroi ajo në Facebook.

Lexo më shumë  SIPRI: Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake në botë

Në këtë kontekst, ajo theksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të Kosovës në të gjitha forumet evropiane, si dhe domosdoshmërinë që mbështetja për Kosovën të shndërrohet në veprime konkrete që ndihmojnë integrimin tonë në familjen evropiane dhe përmbushjen e aspiratave tona euroatlantike.

“Belgjika ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm në favor të drejtësisë, stabilitetit dhe vlerave demokratike në Ballkanin Perëndimor. Një vlerë e veçantë në marrëdhëniet tona e ka diaspora jonë në Belgjikë, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në forcimin e lidhjeve dypalëshe. Ka potencial të jashtëzakonshëm për ta shfrytëzuar këtë urë të fortë përmes projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore dhe zhvillimore. Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj vlerave evropiane dhe euroatlantike, dhe Belgjika është dhe do të mbetet një aleate e çmuar në këtë rrugëtim të përbashkët”, tha ajo.

Lexo më shumë  Skandali/ Qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit