KryesoreLajme

Gërvalla i bën thirrje BE-së e ShBA-së: Të ndalet Vuçiqi para se të hyjë në luftë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gërvalla, ka reaguar lidhur me mbylljen e kufirit Kosovë-Serbi nga serbët e maskuar, ku ka thënë se kanë ndaluar makinat me regjistrim të Gjermanisë dhe nuk po i lënë shqiptarët të kalojnë kufirin.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Në një shkrim në platformën ‘X’, ajo ka shkruar se policia e Vuçiqit po e mbështet atë përshkallëzim racist, duke parë dhe duke mos bërë asgjë.

“Kosova do ta mbajë kufirin e mbyllur deri sa të garantohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të sigurohen nga skenat më të këqija të kriminelëve serbë të maskuar, që i ndjekin e kërcënojnë sërish” ka shkruar Gërvalla.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të kundërshtojnë me vendosmëri hapat e ardhshëm përshkallëzues të Vuçiqit. Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë”, ka theksuar Gërvalla.

Rruga Press

YouTube player