Lajme

Gërryen shtratin e lumit Mat/ Arrestohet pronari i ekskavatorit, në hetim dy kamionistët

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për shkatërrim të mjedisit dhe gërryerje të shtratit e lumi Mat, në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se është arrestuar Artur Lika, 40 vjeç, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit. Ndërkohë nën hetim janë Shyqyri Shuaipi, 39 vjeç dhe Dashamir Zenelaj,  drejtuesit e mjeteve kamion që shërbenin për transportimin e inerteve.

Lexo më shumë  Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre edhe Inspektori për Ujërat në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Lezhë Aleksandër Uku, pasi nuk ka ushtruar kontrollin sipas ligjit për inspektimin, monitorimin dhe kontrollin e subjekteve në shtratin e lumit Mat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *