Bota

Genocidi në Bucha, Biden: Putini duhet të dalë në gjyq për krime lufte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka sulmuar sërish presidentin rus Vladimir Putin, pas krimit çnjerëzor në qytetin Bucha në Ukrainë.

Biden theksoi ditën e hënë se ka ardhur koha që Putin të përballet në gjyq me akuzën për krime lufte.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se po kërkon gjithashtu më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë, të cilat Moska mohon kryerjen e trupave të saj.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Ju mund të mbani mend që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. E vërteta e çështjes është se ju e keni parë atë që ndodhi në Bucha”, tha Biden, raporton CNN.
“Por ne duhet të mbledhim informacionin. Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që kjo të jetë reale – të ketë një gjyq për krimet e luftës. Kjo është brutale dhe ajo që po ndodh në Bucha është e egër dhe që të gjithë e kanë parë atë”, u tha Biden gazetarëve Washington, DC.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *