Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Gegë Lleshi në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.
Tutje në njoftim thuhet se Kurti uroi për detyrën e re zëvendësministrin Lleshi.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Gegë Lleshi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

