Lajme

Gazmend Hoxha, drejtor i ri i Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.

Qeveria miratoi rekomandimit e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për ta zgjedhur Hoxhajn në krye të Policisë.

Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve tre kanë hyrë në listë të ngushtë.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

Mes Gazmend Hoxhës, Granit Fetahut dhe Bahri Shalas, Ministria e Brendshme rekomandoi Hoxhën që ta udhëheqë Policinë e Kosovë.

Hoxhaj do ta zëvendësojë Samedin Mehmetin në pozitën e drejtorit. Mehmeti pati dhënë dorëheqje në gusht të vitit kaluar pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ai ishte emëruar drejtor i Policisë në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Avdullah Hoti. 

Lexo më shumë  NATO: Shqipëria e Kroacia kanë të drejtë për marrëveshje mbrojtjeje me Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *