Bota

Gazi rus do të blihet me rubla, Kremlini: Serbia bën përjashtim

Vladimir Putini njoftoi një ditë më parë se për vendet jomiqësore ndaj saj, Rusia do të fillojë ta shesë gazin me rubla. Por nga ky rregull bën përjashtim Serbia, një prej shteteve të pakta europiane që kanë refuzuar të vendosin sanksione ndaj Rusisë.

Por pas shqetësimit të ngritur nga Serbia, e cila e merr gazin rus përmes Bullgarisë, Kremlini nxitoi të qetësonte vendin aleat.

Lexo më shumë  Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

“Presidenti Vuçiq ka të drejtë. Mund të jetë një situatë problematike, pasi Bullgaria në këtë rast ka ndërmarrë hapa jomiqësorë dhe armiqësorë ndaj nesh. Prandaj duhet ta blejë gazin në rubla, i pëlqen ose jo. Në të njëjtën kohë, kjo nuk aplikohet për Serbinë dhe ky është një problem që duhet zgjidhur”, tha Peskovi.

Rruga Press

Lexo më shumë  SHBA po përgatitet për ndërhyrje tokësore në Iran
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *