Lajme

Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic, njoftoi të premten se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Gazetarja ka shpalosur diçka prej asaj që  Kurti ka thënë në këtë intervistë, e cila siç ka bërë të ditur ajo, do të transmetohet të shtunën pasdite.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Sipas saj, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovë.

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar Latic në Twitter.

Ajo ka thënë se gjatë intervistës, Kurti gjithashtu ka deklaruar se Serbia i sheh ende Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *