Lajme

Gazetarja franceze Ramës: Maxhoranca e njollosur me skandale

Jehona e skandaleve të qeverisë Rama ka kaluar kufijtë. Pikërisht bëmat e qeverisë së tij iu kujtuan Edi Ramës gjatë një interviste me median franceze “France 24″.

Teksa gazetarja u shpreh se “maxhoranca e tij është njollosur kohët e fundit nga disa skandale”, kryeministri shqiptar u justifikua duke thënë se njollosje është fjalë shumë e madhe.

Lexo më shumë  Të paktën 32 persona janë nxjerrë në breg pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Ai shtoi se aktualisht në Shqipëri ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo.

“Njollosje është fjalë shumë e madhe. Jo, bëhet fjalë për një vullnet, vullnetin tonë. Ne kemi marrë përsipër sfidën e madhe për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe e kemi thënë. Nuk e reformojmë për të thënë tanët janë të paprekshëm e tuajët janë të dënueshëm. Kjo reformë është për të gjithë. Për këtë arsye në Shqiperi ka sot një sistem drejtësie që ka nisur të bëjë hetime, por nuk është ende ne standardet e një vendi të BE-së, siç është Franca. Ka një sistem drejtësie, i cili mund të bëjë hetime dhe procese gjyqësore për cilindo”, u shpreh Rama.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *