Opinion/Aktualitet

Gazetarja e shqetësuar ka disa fjalë: E pa kuptueshme se si KPM-ja nuk i monitoron këto media e këtë lloj gazetarie propagandistike në dëm të opinionit publik

Nga Edita Curri- Osmani

 Të dashur miq,

Nje shqetesim i imi per mediet dhe degradimin e tyre qe ne menyre te drejteperdrejte ndikojne edhe ne gjendjen e krijuar ne shoqëri e këtu eshte bashkefajtore edhe monitoruesi i tyre Komisioni i Pavarur per Media, KPM-ja. 

Te AGK-ja as qe ja vlen te ankohemi, sepse te gjithe po e shohim anshmerine e tyre tashmë.

Pastaj i bej thirrje edhe KPM-se qe te informoj edhe organizatat nderkombetare e ambasadoret qe gazetarët tonë, shumica, jane te njeanshem dhe nuk reagojne as nuk distancohen nga te tilla raste, perkundrazi i mbrojnë, fakte mjaftueshëm keni.

Të ç’nderuar, t’pa respektuar, t’pa etike, joprofesional, pa kulturë e pa edukatë komunikimi, me qasje rrugaqërie në shumicën nga mediat tona kemi çdo natë gazetarë, analist, moderatore e politikan te 23 viteve…

E pa kuptueshme per mua si gazetare se si KPM-ja nuk i monitoron keto media e kete lloj gazetarie propagandistike në dëm të opinionit publik.

Komunikime skandaloze me të ftuar, nuk perjashtojne te ftuarit edhe kur flasin fjale fyese apo kur ofendojnë.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Analistat japin mendime t’pa bazuara edhe shpifin. Te gjithe ne e dijme qe opinioni eshte edhe qëndrim…

Ne te gjithe botën çdo popull ka nevoje per informim jo për dezinformim, edhe ne kemi nevoj per medie qe kanë prezantues te cilet nuk shperfaqin urrejtje e perçarje, informojnë e nuk dezinformojne, televizione qe jane edhe edukativo-arsimore, jo me njerez të tillë me komunikime skandaloze ne ekran….Me te ftuar si p.sh: PSD, qe nuk perfaqeson askend me urrejtje patologjike, me bertima ulurima, deri ne fyerje e ofendime “helmojne” popullin shumicë çdo dite me lajme te rreme (lexo: fake news),me te ftuar ku ne çdo moment presim nga ana tjeter e ekranit kur po ju del gërrmazi tu ulurite, gjuhen e urrejtjes, agresive e ofendoni edhe popullin ne menyra indirekte si votues shumicë.

Ky mendim i imi nuk ka të bëj vetëm me nje medie, por disa sosh, nëse i kthehemi faktit aq me teper ftohen ne studio ish politikan, ish filan expert, ish-a qe edhe Google i ka harruar, qe nuk jane fare te votuar nga populli, shperfaqin urrejtjen patologjike duke bertite ne studio qe domosdoshmerisht ndikojne e imponohen me ulurima e me fjalet me te ulëta në ekran.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Nese nuk ju pelqen puna e kujtdo qoftë, angazhimi krejt ne rregull, por keni respekt ne komunikim profesional, argumentoni me kritikë.

Une mund mos ta pelqej punen e dikujt , por ne asnje menyre etika nuk ma lejon te kem komunikim joprofesional e të ç’thurur nga gjuha profesionale vizive.Shpesh here kam degjuar moderatoret-gazetaret citoj: “Mua nuk po më duhet opinioni yt” në frekuenca vizive i duhet shikuesit e jo gazetarit-moderatore.

Lista është e gjatë, por nje kerkese e kam nga ju miq te dashur, të gjithë ne se bashku nga tani e tutje duhet të dërgojmë ankesat tona drejtuar Komisionit të pavarur për Media , KPM-së në këtë adresë info@kpm-ks.org, eshte publike.

Rruga Press

YouTube player