Sport

Gazetari zviceran: Nëse si trajner nuk e dëgjoni një lojtar si Xhaka, atëherë ju jeni idiot

Gazetari i njohur zviceran, Marcel Reif, ka dhënë një deklaratë interesante për Granit Xhakën, kapitenin e Zvicrës. 

Reif punon si gazetar e komentator që nga viti 1972, ndërsa ka folur në një emision televiziv në Zvicër pas kualifikimit të helvetikëve në çerekfinale të Evropianit.

Ndër të tjera është pyetur për përplasjet e mëhershme të Xhakës me selektorin Murat Yakin.

Lexo më shumë  The Guardian: Tri ndeshje larg që Xhaka të jetë kandidat për Topin e Artë

Gazetari zviceran ka thënë se me Yakinin nuk është lehtë të punohet, por se ai ka kuptuar që gjërat funksionojnë vetën nëse bëhen së bashku.

“Nëse keni një lojtar si Xhaka dhe nuk i shfrytëzoni kualitetet e tij, për inat, për fyerje apo për çfarëdo tjetër, atëherë ju jeni një idiot dhe ju jeni në pozitën e gabuar”, ka thënë Reif, shkruan “bluewin.ch”.
Yakini në fakt po vlerësohet shumë pozitivisht për punën që po e kryen.

Lexo më shumë  Formacionet zyrtare, Francë – Belgjikë: Deschamps dhe Tedesco futen me të gjitha forcat

“Disa gjëra duhet të zgjidhen si të rritur dhe këta dy e kanë bërë këtë. Është sjellje shembullore”, ka thënë Reif.

Xhaka e Yakini vazhdimisht e përsërisin se i kanë raportet shembullore. Por përplasja e tyre e dikurshme vazhdon të jetë temë.

Rruga Press

YouTube player