KryesoreLajme

Gazetari Stafa: Kaos te Onkologjiku në Tiranë, jashtë funksionit dy aparate jetike për rrezatim

Gazetari Osman Stafa ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë në Shërbimin e Onkologjisë, duke bërë të ditur se dy akseleratorët linearë, aparatet që përdoren për terapinë me rreze, janë jashtë funksionit prej tre ditësh.

Sipas Stafës, rreth 100 pacientë në ditë paraqiten për të kryer rrezatim, por për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve, trajtimi i tyre është ndërprerë, duke shkaktuar kaos dhe tension të madh në këtë shërbim jetik. Ai thekson se situata ka dalë jashtë kontrollit, deri në thyerjen e protokolleve nga pacientët, të cilët janë të dëshpëruar për vazhdimin e terapisë.

Lexo më shumë  Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa

Gazetari nënvizon se trajtimi me rreze nuk mund të bëhet në mënyrë të çrregullt, “dy ditë po e tre ditë jo”, pasi kjo e humb efektin mjekësor dhe rrezikon drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e pacientëve. Ai e cilëson situatën si një çmenduri të madhe dhe kërkon reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 19:00 për të formuar komisionet, për buxhetin 2026 dhe rezolutën